JOQ Albania
Home

Skandal “zdromsash”/ Lali Leku “fryn” me 6 milion euro vëllain e ish-kryebashkiakut demokrat dhe mashtruesin e TVSH-së
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19/06/2020 22:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm pak ditë më parë ju faktuam skandalin ku Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndanin së bashku thesin e majmë të milionave e miliardave të lekëve të shqiptarëve. Nëse në pamje të parë duket sikur ata zihen apo janë në konflikt me njëri-tjetrin, në të vërtetë nuk bëjnë asgjë tjetër veçse tallin "lalin" me shqiptarët.

Dhe meqë ra fjala te lali, Erion Veliaj i cili vetëm pak kohë më parë i quajti meshkujt shqiptarë zdromsa, ka kontribuar për të fryrë përsëri me miliona euro xhepat e njërëzve të Partisë Demokratike. Jo vetëm kaq por edhe xhepat e personave të arrestuar për skema mashtruese me TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “RIKONCEPTIMI I KOPSHTIT ZOOLOGJIK” me fond limit 702,223,384.20 lekë të reja pa TVSH. Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi i operatorëve “ED KONSTRUKSION” shpk & “G.P.G. COMPANY” shpk & “ALBA KONSTRUKSION” & “VEKO” shpk me vlerë të ofruar 617,567,374.71 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6 milion euro me TVSH.

Ndërmjet fituesëve shihet mjaft qartë kompania “ALBA KONSTRUKSION” e cila zotërohet nga Xhavit Ismaili, vëllai i ish kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili. Kjo është prova e dytë konkrete se dy partitë kryesore ndajnë së bashku paratë që u vjedhin shqiptarëve.

Nga ana tjetër kompania “G.P.G. COMPANY” është një ndër fituesit më të mëdhenj të tenderave të “Rilindjes Urbane” dhe administrohet nga Paqsor Buzi, një biznesmen i cili u arrestua nga policia e shtetit vetëm pak muaj më parë me akuzën e pjesëmarrjes në skema të mashtrimit të shtetit me TVSH-në.

Por jo vetëm kaq, siç ju kemi informuar dhe më parë, Erion Veliaj do të harxhojë edhe gati 110 milionë lekë të vjetra për t'ia dhënë mikut të tij dhe të Endri Fugës për të mbikqyrur se si do të vidhen 6 milion eurot e rikonstruksionit të Kopshtit Zoologjik!

E pra, siç mund ta shikoni dhe vetë mjaft qartë, ky mund të quhet me plot gojën një skandal i mirëfilltë "zdromsazh". Bravo Lali Zdromsi!