A është ‘Vodafone’ pjesë e komplotit global? Cako: Antenat 5G po na injektojnë kancer

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.06.2020, 16:15

Kompania e telefonisë së lëvizshme “Vodafone” në të gjithë botën është vënë në shënjestër të atyre që mendojnë se ajo ashtu si disa kompani të tjera shumëkombëshe, po rrezikon jetën e njërëzve me anë të shpërndarjes së teknologjisë 5G.

Po kjo kompani është angazhuar edhe në vendin tonë me anë të filialit të saj “Vodafone Albania” për të përhapur e para teknologjinë 5G, duke marrë kështu nismën për një internet dhe komunikim më të shpejtë në kohë.

Por në një kohë që në botë me nisjen e koronavirusit plasën edhe protestat dhe teoritë se “5G nxit dhe stimulon infektimin dhe përhapjen e virusit në ajër pasi rrezatimi shpërbënte fuqishëm molekulat e oksigjenit”, në Shqipëri asgjë nuk është thënë për këtë.

As nga vetë kompania “Vodafone Albania” nuk është bërë asnjë sqarim publik në lidhje me këtë teori, qoftë për të qetësuar opinionin publik se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme…

Madje kompania “Vodafone Albania” disa muaj më parë promovoi me shumë bujë duke përdorur edhe kryeministrin Edi Rama, për të bërë reklamimin e teknologjisë më të re, asaj 5G.

Zyrtarisht në Shqipëri nuk ka hyrë ende gjerësisht teknologjia 5G, dhe as institucione si AKEP-i apo Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimet, nuk kanë folur mbi këtë aspekt, por as e kanë mohuar faktin.

Ndërkohë, në vend nuk janë të pakët ata që kanë kërkuar dhe kërkojnë transparencë për antenat celulare të shumta, të vendosura nëpër taracat e ndërtesave.

Por ka edhe nga ata si studiuesi dhe publicisti Alfred Cako, që pretendon se tashmë teknologjia 5G është e pranishme në Shqipëri, por edhe mjaftë e dëmshme për jetën e njeriut.

Cako ka bërë sot disa deklarata të forta në emisionin “Abc-ja e Mëngjesit” të gazetarit Enkel Demi, duke theksuar se, “ajo që Trump e quan ‘deep state’ është në fazën e fundit të kontrollimit të njerëzimit, tashmë përmes teknologjisë 5G dhe çipeve”.

Sipas tij, njerëzve po u injektohet kancer përmes vaksinave dhe teknologjisë 5G me anë të rezatimit nga antenat celulare.

“Gjermania, Kina dhe Europa janë vepra të Kabalës, asaj që Trump i quan ‘deep state’ ose organizatës së fshehtë që drejton botën. Këta duan të bëjnë kullën e Babelit që ka ndodhur në Bibël, një qeveri botërore me diktaturë digjitale që njerëzit të kontrollohen me çipa.

Ata a kanë pasur si ëndërr më herët këtë, por nuk kanë pasur teknologjinë që ta bëjnë këtë. Tani kemi 5G-në që do ta përdorin për të kontrolluar dhe manipuluar njerëzimin”- u shpreh ndër të tjera Cako, duke vënë theksin tek teknologjia 5G.

Sipas Cakos, cikli i diellit tani favorizon zgjatjen e trupave njerëzorë dhe jetëgjatësinë duke theksuar se në Elbasan janë gjetur për shembull skelete nga 6-7 metra./Gazetaatdheu.com/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit