JOQ Albania
Home

Laert Duraj i Postës Shqiptare, miliona lekë për blerje letre higjenike
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18/06/2020 22:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Do vijë një ditë shumë shpejt kur fëmijët e vegjël nuk do thërrasin më “erdhi hajduti, erdhi hajduti”, por do ta zëvendësojnë këtë shprehje me fjalët “erdhi Laerti, erdhi Laerti”... Po, po, mos u habitni aspak. Nuk bëhet fjalë për një Laert dosido, por për vetë Laertin e Rilindjes. E kuptuat për kë bëhet fjalë? Laerti mo, ai i Postës Shqiptare. Një “çun” i denjë i Rilindjes i cili siç duket është vendosur në atë post jo se është i aftë të drejtojë por sepse është i aftë të mbushë xhepat e Rilindjes dhe shokëve të saj.

Po si e bën këtë Laerti do thoni ju? E thjeshtë fare. Duke dhënë tendera prej miliona lekësh dhe duke bërë qoka ndaj tarafeve të partisë që e vuri të drejtojë Postën Shqiptare. Larti paska vjedhur kudo. Vjedh për mirëmbajtje, vjedh për peshore elektronike, vjedh për përditësim sistemi, e shumë e shumë raste të tjera tenderash që ka realizuar për institucionin që drejton. Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ai vazhdon të vjedhë edhe për letra higjenike.

Po, po. Laerti ka paguar rreth 5,5 milionë lekë të vjetra për letra higjenike dhe materiale të tjera për pastrim. Tenderi ka numër reference REF-61317-06-15-2020 dhe është publikuar ditën e sotme. Duket se tenderi ka “mbaruar punë” shpejt e shpejt pasi është hapur në datë 15.06.2020 dhe është mbyllur në datë 16.06.2020. Fitues është shpallur kompania Ital-Pack-Albania shpk me pronar Erald Bisha.

Besoj e imagjinoni vetë apo jo? Nëse për blerje letrash higjenike shpenzohen rreth 5,5 milionë lekë, llogarisni se sa miliona shkojnë në xhepat e Laertit në rastet e tenderave të tjerë me vlerë prej qindra miliona lekësh. E ku ka më bukur se të quhesh Laert dhe të jesh drejtor i Postës Shqiptare?