JOQ Albania
Home

Laert Duraj i Postës Shqiptare nuk di të ndalet, 142 milionë lekë për mirëmbajtje
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/06/2020 22:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vazhdon Laerti përsëri. Një djalë tepelenas i cili me sa duket nuk di të ndalet në organizimin e tenderave për institucionin që ai drejton. U bë e disata herë që Laert Duraj organizon tendera të dyshimtë, që nëse mblidhen të gjithë së bashku, fare mirë do të mund të bënin një libër me titull “Si të vjedhim shtetin?”. Në fakt duket se Laerti ka një eksperiencë mjaft të mirë në këtë drejtim.

E bukura e gjithë kësaj gjëje është që asgjë nuk i hyn në këmbë prej bëmave të tij dhe vazhdon i qetë rrugën që ka nisur nën bekimin e Rilindjes. Kështu në tenderin e rradhës Laert Duraj i ka dhënë rreth 142 milionë lekë të vjetra me TVSH bashkimit të kompanive “Divitech” sh.p.k. dhe “BNT Electronics” sh.p.k. për prokurimin me objekt: “Mirëmbajtja Data Center”.

Pra plot 142 milionë lekë për mirëmbajtje. Fondi limit ka qenë 12.000.000 lekë të reja pa TVSH ndërsa fituesi ka ofruar një vlerë me një diferencë prej vetem 100 mijë lekësh të reja, çka të lë të kuptosh se gjithçka ka qenë e mirëmenduar më parë në lidhje me atë se cili do të shpallej fitues.

Këtë ide e përforcon më shumë edhe fakti se në garë veç bashkimit të kompanive fituese, ka marrë pjesë “sa për sy e faqe” edhe një kompani tjetër e cila për habi nuk ka dorëzuar ofertë ekonomike. Kompanitë fituese të këtij tenderi kanë për pronarë përkatësisht Vivien Budo për “Divitech” sh.p.k. dhe Jovan Bojdani & Leonard Terpo për “BNT Electronics” sh.p.k. Epo hallall Laert vllai!