Në fund të vitit 2018, qeveria vendosi ndalimin me ligj të lojërave të fatit, ku përfshiheshin aktivitetet e llotove sportive dhe kazinove.
Mirëpo, në të vërtetë aktiviteti i lojërave të fatit në Shqipëri nuk u zhduk plotësisht pas kësaj nisme të qeverisë, pasi personat që merreshin me to gjetën një "rrugëzgjidhje" të tjera për t'i praktikuar sërish.
Disa nisën të luanin bixhoz online, ndërsa të tjerë përshtatën ambiente për të zhvilluar këtë aktivitet i cili prej më shumë se një viti e gjysmë cilësohet si i jashtëligjshëm në vendin tonë.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, në të cilën tregohet se si bixhozi vijon të luhet ende në vendin tonë.
Në video shihen dy persona të cilët po luajnë bixhoz me lekë në ambientet e brendshme të një kafeneje të vogël.
Sipas mesazhdërguesit, ata janë duke luajtur lojën 31 me letra bixhozi, ndërsa videoja është filmuar në qytetin e Librazhdit.
Siç shihet në video, një prej tyre është i ri, ndërsa lojtari tjetër është i moshuar.
Një prej tyre numëron paratë e fituara dhe e fton tjetrin të luajë sërish, duke i dhënë kurajo se do t'i fitojë ato që humbi.
Mesazhi i plotë: