I vodhi portofolin me 2.5 milion lekë brenda, biznesmeni-minorenit: Ktheji mbrapsht, përndryshe do i kesh keq punët!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.06.2020, 21:38

Rastet e vjedhjes janë shtuar në mënyrë të frikshme gjatë muajve të fundit në Shqipëri.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur denoncime të panumërta, ku qytetarë ose biznesmenë kanë raportuar të tilla raste.

Së fundmi një tjetër rast vjedhjeje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Ka qenë një biznesmen nga Tirana, i cili ka denoncuar vjedhjen e një portofoli në biznesin e tij në zonën e "Don Bosco-s".

Sipas tij, në portofol ndodheshin 2.5 milion lek, pasaporta, karta banke dhe sende të tjera personale.

Siç shihet dhe në video, hajduti, i cili dukshëm është minoren, futet në biznes dhe rrëmben portofolin që ndodhej në një tavolinë brenda dyqanit dhe largohet.

Qytetari shprehet se e ka denoncuar rastin në polici, por deri më tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Ai i ka bërë apel minorenit që t'i kthejë paratë atje ku i mori, ndërsa ofron edhe shpërblim për ata që e njohin, të cilët mund të kontaktojnë në numrin: 0682686800

Vjedhja ka ndodhur disa ditë më parë, në datën 6 qershor.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq! Te lutem postoje kete video, kush e njeh kete Djal ju lutem te kontaktoje pasi ka vjedh 2.5 miljon lek +pashaporta cart banke etj nqs e ahef kete vidjo i bej thirje ati ti coj atje ku i mori ato lek se per ndryshe i ka punet keq dhe denoncim ka mar dhe senoncim po kerkohet ju lutem kush enjef te na kontaktoj kundrejt shperblimit flm. Ka ndodhur ne daten 5.6.2020 don bosko kullat e arabit. E kemi denoncuar, po nuk eshte bere asgje akoma.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit