Kapet “mat” Erion Veliaj, i jep 75 milionë lekë Ervis Sulës të AGIKONS për printim faturash ndërkohë që ato janë online

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.06.2020, 22:08

Një shpërdorim i pastër fondesh është rasti mëposhtëm nga Erion Veliaj, i njohur gjërësisht si Lali Leku. Jo më kot i ka dalë kjo nofkë, siç të gjithë e dimë. Vetëm pak ditë më parë Parku Rinia i cili sapo ishte rikonstruktuar me një vlerë rreth 1 miliardë lekë, befas u përmbyt vetëm pak ditë pas inaugurimit. Të gjithë e panë se ku kishin përfunduar në të vërtetë ato 1 miliardë lekë, pasi sigurisht nuk kishin përfunduar për rregullimin dhe rikonceptimin e atij parku.

Firma fituese që u pagua plot 1 miliardë lekë në atë rast, ishte AGIKONS e cila njihet ndër të tjera edhe si kompania që ka ndërtuar rezidencën “Kodra e Diellit” ku aktualisht banon dhe vetë Lali Leku. Por duket se lidhjet me këtë kompani janë tepër të forta për lalin.

Sepse pasi i ka dhënë miliarda lekë tendera, vazhdon përsëri ti japë miliona të tjera. Në rastin konkret bëhet fjalë për një tender të ri të organizuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Taksave dhe e Tarifave Vendore e cila varet direkt nga Bashkia Tiranë.

Bëhet fjalë për plot 75 milionë lekë të vjetra me TVSH të cilat janë shpërdoruar në mënyrë flagrante. Po përse do thoni ju? Sepse ky tender ka për objekt “Shërbimi i printimit të njoftim detyrimeve për vitin 2020”, të cilat janë praktikisht shkresa informuese që i shkojnë me postë çdo biznesi në adresën e tij dhe e njoftojnë për detyrimet që ka ndaj Bashkisë Tiranë për taksat e vitit 2020.

Shpërdorimi flagrant në këtë tender është pikërisht në faktin se çdo biznes mund të aksesojë direkt në faqen e Bashkisë Tiranë detyrimet e tij dhe t’i printojë direkt nga sistemi, pa qenë nevoja që t’i shkojnë me postë në adresën e biznesit. Jo vetëm kaq, por kompania tjetër konkuruese ka ofruar vlerë më të ulët dhe përsëri është skualifikuar për mos plotësim kriteresh.

Fitues i këtij tenderi është shpallur kompania Albdesign P.S.P sh.p.k e cila gjithashtu ka të njëjtin pronar si kompania AGIKONS, përkatësisht Ervis Sulën i cili është edhe vëllai i Gentjan Sulës, pronarit “de facto” të AGIKONS.

Mjafton kjo analizë e thjeshtë që Lali Leku të merret nën hetim nga prokuroria për shpërdorim fondesh. Por siç e dimë të gjithë, me drejtësinë e korruptuar që ka ky vend, kjo ka pak gjasa të ndodhë. Jepi lali!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit