EKSKLUZIVE/ Sandër Lleshi-t “i del boja”, zbulohen fakte tronditëse nga tenderi i uniformave të policisë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 10.06.2020, 22:07

Hë mo, ju kujtohet ai tipi? Sandër Lleshi? Ai që i kanë zënë sytë “lesh” dhe vetëm fle gjumë? Mund të duket kështu si tip pa zarar, që nuk ta mbush mendjen. Ndoshta mendjen, se në fakt xhepat i mbushka mjaft mirë. Po pse e themi këtë? Sepse ekskluzivisht për JOQ Albania, një burim denoncon aferën korruptive të Sandër Lleshit me tenderin e uniformave të policisë. Siç ju informuam dhe më parë, në datë 11.05.2020 u mbajt tenderi me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit” për 4 vjet me fond limit 2,800,347,570 lekë të reja pa TVSH apo rreth 27 milionë euro me TVSH.

Fitues i paracaktuar sipas denoncuesit, është firma D&E sh.p.k. e cila ndonëse nuk plotësonte shumë kushte e dokumenta të kërkuara dhe ndonëse ofronte rreth 5 miliardë lekë më tepër se operatori i klasifikuar si i parë, Sandër Lleshi ishte i vendosur që në kundërshtim me ligjin ta shpallte fitues. Por sipas burimit, skandali merr përmasa edhe më të mëdha. Kjo për vetë faktin se tenderi është mbajtur në datë 11.05.20, dhe sipas ligjit klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë sot është data 10 qershor dhe ka kaluar rreth 1 muaj duke shkelur rëndë afatet ligjore.

Përveç kësaj, burimi shprehet se në fillim të procedurës në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, ishin vetëm 3 anëtarë të cilëve iu bë presion që të s'kualifikohej kompania e renditur e para e cila përveçse plotëson të gjitha kriteret, ka ofruar edhe 5 miliardë lekë më pak. Si pasojë e rezistencës së një pjesë të këtij komisioni për të shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Burimi informon se nga ana e drejtoreshës së Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara Edlira Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshit, këtyre personave të komisionit u janë ofruar para për të skualifikuar firmën e klasifikuar si e para, por pasi një pjesë e tyre përsëri kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira bashkë me Sandër Lleshin kanë vendosur të shkrijnë komisionin. Krejt papritur një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen ditën e djeshme datë 09.06.20 në mes të procedurës dhe pa asnjë shpjegim.

Sipas burimit, Edlira Naqellari dhe Sandër Lleshi kanë ushtruar një presion të jashtëzakonshëm ndaj pjesëtarëve të komisionit që të skualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga Sandër Lleshi, D&E sh.p.k. Ata tani po kërkojnë një tjetër “kamikaz” për ta shtuar në komision, që të jetë i gatshëm të shkelë ligjin. Por në fakt provat dhe të dhënat janë kokëfortë pasi firma e klasifikuar e para, e quajtur Genç Taahhut Giyim Tekstil Ltd. Sti. i plotëson të gjitha kriteret dhe kushtet e tenderit dhe për më tepër ka ofruar 5 miliard lekë më pak se firma që do të shpallë Sandër Lleshi si fituese.

Madje jo vetëm kaq, por materiali që ka ofruar firma D&E sh.p.k. është shumë pa cilësi dhe për më tepër është kanceroz. Gjithashtu kjo kompani nuk plotëson një sërë kushtesh teknike dhe ka mungesë dokumentacioni të theksuar, si dhe sipas burimit, ka falsifikuar edhe dokumentacionin e paraqitur. Mjafton kaq që kjo kompani jo vetëm të mos fitojë tenderin por edhe të ndiqet penalisht. Burimi ekskluziv shprehet për JOQ Albania, se gjithçka e përmendur është lehtësisht e verifikueshme dhe e shkruar e bardhë në të zezë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit