“Çmendet” Laert Duraj i Postës Shqiptare, 324 milionë lekë pa garë për mirëmbajtje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.06.2020, 22:26

Çunat e Rilindjes, qofshin problematikë apo të urtë, nuk e humbasin rastin që me putrat e tyre të stërmëdha të gllabërojnë sa më shumë para nga taksat që unë dhe ti paguajmë. Në fakt teorikisht ne i paguajmë taksat tona që larg qoftë kur të kemi nevojë për ambulancën apo policinë, ata të vijnë menjëherë pranë nesh në rast urgjence. Por fakti e ka treguar se gjasat më të mëdha janë që të vdesësh para se të vijë ambulanca apo policia. Kjo jo sepse stafi që punon aty nuk është i aftë, por ndoshta sepse paratë e taksave tona që duhet të shkonin për ta, shkojnë në fakt për xhepat e çunave të Rilindjes.

Njëri prej tyre, eshtë edhe Laert Duraj, administratori i Posta Shqiptare SH.A. Rezulton se Laerti i Rilindjes ka bërë një tender me objekt “Mirëmbajtja e Sistemit Eterna për tre vite” për të cilin ka shpenzuar plot 324 milionë lekë të vjetra me TVSH nga taksat tona. Fituese është shpallur kompania “Helius Systems” sh.p.k. Kjo kompani rezulton se praktikisht ka garuar me veten e saj.

Por përse e themi këtë? E themi sepse në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, njëra kjo që fitoi ndërsa tjetra e cila ka ofruar vlerë zero. Pra praktikisht tenderi është thjesht një paçavure sepse fituesi në realitet është përcaktuar prej kohësh.

Shikoni se sa thjesht dhe pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, Laert Duraj i ka dhuruar plot 324 milionë lekë të vjetra pa TVSH kësaj kompanie. Nuk e kanë vrarë mendjen fare që të paktën të kujdeset disi sa për sy e faqe që kompania e dytë garuese të ofronte ndonjë vlerë më të lartë se fituesi. Por jo, i kanë rënë shkurt dhe kjo kompani ka ofruar vlerën zero. Kaq ka mjaftuar dhe fituesi është shpallur.

Po cili është fituesi do thoni ju? Firma “Helius Systems” sh.p.k. administrohet nga Alkid Ademi, ndërsa pronësia ndahet në kuota të barabarta prej 50% mes vetë Ademit dhe Gjergji Mullës. Dhe neve në këtë pikë s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë që të kenë sa më shumë tendera të tillë pa garë nga çuna si Laerti apo shokët e tij të Rilindjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit