JOQ Albania
Home

Tirana e Kullave! Veliaj 630 MLN € fitim nga lejet e ndërtimit vetëm gjatë 2019-ës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/06/2020 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që dashuria e sektit të “Rilindjes” për betonin dhe kullat është e madhe, ky është një fakt që dihet nga të gjithë.

Gjithashtu dihet se adhurimi për këta “përpirës” të ajrit lidhet pikërisht me shukat e parave që rilindasit fusin në xhepat e tyre. E teksa fushatat për ndërtimin e kullave vazhdojnë edhe duke prishur objekte kulturore të rëndësishme, bashkia Tiranë numëron një vlerë marramendëse nga lejet e ndërtimit, të paktën zyrtare, pasi e vërteta është në llogarite bankare në shtetet e tjera të Europës.

Sipas një studimi të publikuar nga projekti financatvendore.al, në fund të vitit 2019, të gjitha bashkitë në vend mblodhën të ardhura nga burimet e veta vendore dhe nga të dhënat e Financave Vendore, bashkia e kryeqytetit siguroi 6.2 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, ose 74% të të gjitha të ardhurave të siguruara nga Bashkitë nga kjo taksë. Ose e thënë ndryshe 630 milionë euro.

INSTAT, ka përllogaritur se sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim në Tiranë për vitin 2019 arriti në rreth 1.5 milionë metra katror. 55% rritje krahasuar me vitin 2018 dhe shifër rekord që nga 2010-a.

Këto shifra tregojnë qartë sesi është abuzuar me lejet e ndërtimit, të dhëna pa kriter dhe me një shifër të lartë parash, ku shqiptarët e dinë shumë mirë ku kanë përfunduar.

Rritja e taksave është ajo që ka ndikuar në rritjen e këtyre shifrave, më së shumti ajo e infrastrukturës. Këto ndërtime të reja duhej të përkonin me infrastruktura publike.

Gjithashtu, duke qenë një burim të ardhurash i fundëm dhe jo i vazhdueshëm, bashkitë duhet të gjejnë zgjidhje dhe të aftësohen për t’u bërë ballë detyrimeve financiare të sotme dhe atyre të ardhshme, përballë një buxheti të kufizuar – kjo do të krijonte kushte të favorshme dhe do të ishte në përputhje me konceptin e barazisë ndër-gjeneracionale.

Praktikisht, të ardhurat e realizuara sot nga kjo taksë do të duhej të investoheshin për të siguruar infrastrukturat e nevojshme publike si dhe operimin e tyre në të ardhmen, pa rënduar në buxhetet e gjeneratave të ardhshme, thuhet në raport.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme

0.3% të PBB nominale kanë qenë të ardhurat për tre vitet e fundit, nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme dhe transaksionet e kryera, burim i rëndësishëm për të ardhurat e institucionit vendor. Veçanërisht në Bashkinë e Tiranës mbi taksën e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja u shënua një rritje rekord e të ardhurave për vitin 2019, rreth 8.4 miliard lekë.

Veliaj përpin 630 milionë euro gjatë 2019-ës me lejet e ndërtimit

Sipas raportit, rezulton se të ardhurat nga TNI (nga ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga legalizimet) nuk fitohen njëtrajtësisht në të gjitha bashkitë e vendit.

73.8% të fitimeve e ka mbledhur bashkia Tiranë, ndërsa pjesa tjetër për 60 bashkitë e rretheve duke krijuar një diferencë të madhe, e thënë me pak fjalë bashkia që drejton Veliaj ka arkëtuar rreth 6.2 miliardë lekë.

Me diferencë shumë të madhe nga bashkia Tiranë, bashkia Lezhë mblodhi rreth 4.7% të të ardhurave nga TNI (394.2 milionë lekë nga rreth 143.5 milionë lekë që ishin në vitin e mëparshëm), ndjekura nga bashkitë Durrës 3% (rreth 257.2 milionë lekë), Kamëz (2.3%), Vorë (2.1%) dhe Kavajë (2%).