‘Veliaj-1 MLD Lekë të shqiptarëve për Parkun Rinia’/ Rama lahet me komerdare në degëzimin e ri të Lanës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.06.2020, 21:19

Bashkia e Tiranës shpalli tenderin me vlerë 1 mld lekë me TVSH për transformimin e Parkut Rinia rreth një vit më parë.

Parku u inaugurua më 1 Qershor si një arritje e Bashkisë, fiks në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe jo pa qëllim, por për t’u përdorur për foto propagandistike të faqes së Kryetarit të Bashkisë.

Por pamjes së parkut në pamje të parë të dukur bukur mundësuar nga xhepat e shqiptarëve, i ka dalë boja ditën e sotme pas 10 minutash shi.

Hapësirat në barin artificial e kanë kthyer vendin në një degëzim të ri të lumit Lana. Parku i mbushur me ujë në hapësirat e tij ka rezultuar një investim i dështuar, por që sërish bie në kurriz të shqiptarëve...

Mbase e gjitha ka qenë një strategji e Bashkisë, pasi në këtë mënyrë pas disa kohësh do të hapë një tender tjetër për ta ristauruar, me të njëjtën vlerë të frikshme.

Pak ditë më parë UKT njoftoi se për ditët në vijim, kryeqyteti do të ketë mungesë të ujit pavarësisht tenderave disa-milionësh prapë nga xhepat e qytetarëve... por shqiptarët tashmë nuk kanë pse të presin shiun për t’u larë sepse Bashkia e Tiranës ka menduar këtë funksion të dytë të Parkut Rinia duke e kthyer në depozitë.

Në rrjet kanë shpërthyer meme-t humoristike... Një fjalë e popullit thotë: Qeshim se nuk qajmë dot...

View this post on Instagram

😂😂

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit