SONDAZHI/ Përdhunimi i 15-vjeçares, 73% e shqiptarëve pro legalizimit të shtëpive publike

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.06.2020, 20:17

Muajt e fundit në Shqipëri disa raste përdhunimesh kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Dy ndër ngjarjet më të rënda ishin abuzimi seksual i një vajze 17-vjeçare nga një i moshuar në Sarandë dhe rasti më i fundit zbulimi i përdhunimit të një të miture 15-vjeçare në Babrru, e cila u përdhunua dhe abuzua seksualisht nga roja e shkollës dhe tre djem të tjerë për një kohë të gjatë.

65-vjeçari, Abaz Dogu filmoi aktin intim me të miturën dhe ua shpërndau videon tre djemve të tjerë, të cilët gjithashtu e përdhunuan 15-vjeçaren duke e kërcënuar se do ta publikonin videon në rrjet.

Ajo që vlen të theksohet është se rastet e përdhunimeve në Shqipëri po rriten gjithnjë e më tepër, ndërsa rasti më i fundit ishte një këmbanë alarmi për institucionet përkatëse që të marrin masa që ngjarje të tilla të parandalohen ose të evidentohen në kohë dhe fajtorët të dalin përpara drejtësisë.

Në lidhje me këtë situatë të rënduar, ku "babëzia seksuale" në vendin tonë duket se është në përmasa alarmante, kryesisht tek moshat e vjetra, të cilët kanë qenë protagonistë në ngjarjet më të fundit, JOQ Albania ka zhvilluar një sondazh me temë:

Bazuar në përdhunimet e fundit dhe në agresivitetin e meshkujve ndaj femrave në rrugë, a mendoni se ka ardhur koha që të legalizohen shtëpitë publike?

Si janë përgjigjur shqiptarët?

Në sondazh kanë marrë pjesë më shumë se 13 mijë e 600 shqiptarë, ku 73% e tyre janë dakord për legalizimin e shtëpive publike, ndërsa 27% të tjerë janë kundër.

Mesa duket, shumica e shqiptarëve duan që shtëpitë publike të legalizohen edhe në Shqipëri, ashtu siç në shumë vende perëndimore ka ndodhur.

Megjithatë, vlen për t'u diskutuar nëse një gjë e tillë do të sillte më shumë efekte pozitive apo negative në shoqëri dhe nëse do të ndihmonte në reduktimin e rasteve të përdhunimeve, abuzimeve dhe ngacmimeve të grave, vajzave e minoreneve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit