Erion Veliaj dhe Redi Molla i UKT i japin 4 milionë euro tender të arrestuarit për mashtrim me TVSH

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.06.2020, 22:13

Vazhdojnë përditë të dalin në pah abuzimet që bëjnë Lali Leku me miqtë e tij. Në rastin konkret është Redi Molla i UKT i cili i ka dhënë rreth 4 milionë euro një kompanie administratori i së cilës është arrestuar për skema mashtruese me TVSH. Bëhet fjalë për tenderin me objekt : “Ndërtim linje trasmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Katund, Katund i Ri: Ndërtim linje trasmetimi nga puseta Yzberisht deri në depon Qytet Nxënsave”.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 5 kompani dhe ka fituar bashkimi i operatorëve ” Kupa” sh.p.k &”Sterkaj” sh.p.k &”LIQENI VII” sh.a &”Arbtrans-2010” sh.p.k. Por shikoni se çfarë ka ndodhur. Dy firma pasi kënë dhënë ofertën e tyre, befas janë tërhequr. Po, po. E lexuat mjaft mirë. Pasi kënë dhënë ofertën e tyre, ndonëse shifra ka qenë bindshëm shumë më lirë sesa kompania fituese, befas këto dy kompani janë tërhequr duke paraqitur deklaratën përkatëse.

Ky veprim është një indicie mjaft domethënëse se fituesi i tenderit është paracaktuar që më parë. Por prisni se skandali nuk mbaron këtu. Le të bëjmë një analizë të fituesëve. Konkretisht administratori i firmës &”Arbtrans-2010” sh.p.k. Fatmir Firi është arrestuar në shtator të vitit 2019 si i implikuar në një skemë mashtrimi me TVSH prej 30 milionë eurosh. Është e pakonceptueshme në fakt se si Erion Veliaj nëpërmjet UKT-së të mund t’i japë rreth 4 milionë euro një të arrestuari për skema mashtrimi me shtetin.

Nga ana tjetër kompania tjetër fituese ” Kupa” sh.p.k e Shkelqim Kupës rezulton se ka fituar më parë mjaft tendera nga Bashkia e Kamzës nën drejtimin e Xhelal Mziut. Gjithashtu edhe kompania tjetër fituese ”Sterkaj” sh.p.k me administrator Lulzim Sterkaj, duket se ka lidhje me Paulin Sterkaj pasi administratori i saj është kushëri me ish deputetin socialist.

Firma e katërt fituese ”LIQENI VII” është një tjetër kompani e përmendur për tendera të dyshimtë. Pronar i kësaj kompanie rezulton Ramazan Kalia. Kompania në fjalë u denoncua pak kohë më parë prej nesh për faktin se ishte shpallur fituese në një tender të dhënë nga Lefter Alla i Bashkisë Bulqizë me një vlerë rreth 80 milionë lekë më të lartë sesa firma konkurrente.

E pra, nëse dikur tenderi i dyshimtë i jepej vetëm një kompanie me historik të papastër, tashmë po u jepet një grupi të madh. Kap ça të kapësh, me pak fjalë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit