EKSKLUZIVE/ Pasi fajësoi prindërit e 10-vjeçarit, Blendi Gonxhja përdor firmën ATD të Nursen Metulit për të “fryrë” xhepat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.06.2020, 21:33

Blendi Gonxhja-n jo më kot “e ka bekuar” Zoti që të ketë këtë mbiemër. Jo për gjë, por i ka bërë "gonxhe" paratë që ka marrë nga tenderat që po ai vetë i ka dhënë vetes. Djalë i zgjuar, por jo tamam, sepse “u kap” me presh në duar. Ndoshta pak vonë, por më mirë vonë se kurrë.

Që thoni ju, Blendi Gonxhja përveçse merr rrogë si Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, ka në pronësi edhe kompaninë ALBARENT SH.P.K. me 100% të aksioneve. Kjo është një kompani e cila jep makina me qira.

Por si ia ka dhënë Blendi Gonxhja vetes së vet tenderat do pyesni ju? Në fakt skema është mjaft amatore, por gjithsesi ka funksionuar. Ndërmjetësi mes Blendi Gonxhes dhe tenderave është firma A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K. me administrator dhe ortak të vetëm Nursen Metuli. Rezulton se zotëria në fjalë është mik dhe i njohur prej kohësh i Blendi Gonxhja-s madje dëshmitarët thonë se një pjesë shumë të madhë të kohës rrinë bashkë.

E çfarë pastaj, do pyesni ju? A keni prova që e vërtetoni, apo janë vetëm “llafe pazari”, siç thotë populli? Në fakt, për fat të keq të Blendit dhe Nursenit, provat janë.

Kështu, kjo makinë që shikoni në foto është publikuar në faqen në facebook të kompanisë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K. dhe ka targën AA 778 JH. Lehtësisht në foto dallohet edhe logo e kësaj kompanie.

Në bazë të disa dokumentave të këtij mjeti të cilat janë siguruar ekskluzivisht nga JOQ Albania, si dhe në bazë të të dhënave të shasisë, rezulton se kjo makinë është në përdorim nga ALBARENT SHPK që është në fakt edhe firma në pronësi të Blendi Gonxhja.

Kompania A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION SH.P.K., siç e kemi publikuar dhe më parë, është një kompani e cila merret me sistemet GPS të gjurmimit të makinave.

Rezulton se kjo kompani në vetëm 5 vitet e fundit ka fituar rreth 6 milionë euro tendera, mes të cilave nga OSHEE, UKT, AKSHI, ministri të ndryshme, Dogana, bashki të ndryshme dhe ëmbëlsira për në fund, edhe nga vetë Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit, drejtor i së cilës ka qenë pikërisht Blendi Gonxhja për periudhën tetor 2015-nëntor 2018.

Pra këto tendera i ka bërë po Gonxhja që të fusë po vetë lekët në xhepin e tij, e që duke gjykuar nga shifrat duhet të jetë vërtetë i stërmadh. Epo bravo Blendi, vetëm aman lidhi gonxhet e lekëve mirë, se mos fryn erë e të fluturojnë nga dritarja.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit