Ditën e djeshme është dëshmuar një skandal i madh në Portin e Durrësit.
Bëhet fjalë për një sasi maskash anti Covid-19 të kaluara kontrabandë dhe pa u zhdoganuar, të sekuestruara nga sektori i anti-kontrabandës.
Kamioni që mbante maskat është sekuestruar në dalje të portit.
Denoncuesi nga vendngjarja shkruan:
Pershendetje JOQ, kapet nga antikontrabanda kjo sasi e padeklaruar malli ne portin e durresit, diten per diell kontrabande me maska covid dhe kutia kartoni, ky eshte kamioni me pjesen e deklaruar, ndersa kjo foto e 3 jane maskat dhe kutijat e padeklaruara. Kan bere kontrollin fizik dhe ne dalje i ka kthyer antikondrabanda problemi jane maskat sps shikojeni si po futen ne shqiperi dje eshte bere kjo gje, nqs nuk behet lajm i bie ti vendosim ato maska.
Burimi nga porti i Durrësit bën më dije për atna, se kamioni me mallra kontrabandë është sekuestruar në dajle të portit dhe tashmë po kryhen të gjitha veprimet hetimore që do të çojnë në pranga përsonat që janë përfshirë.
Denoncimi:
Dje ne doganen e Durresit eshte bere nje praktike. Ne dalje kamioni eshte kthyer nga antikondrabanda dhe kan konstatuar qe ka patur antikondrabande maska dhe kartoni per ambalazh. Eshte hedhur praktika ne sistem nga agjenti doganor dje. pasi eshte hedhur, doganieri ka bere kontrollin dhe nuk ka mare asnje mase per shkeljen. Shefi turnit ka dhene okey e deklarates dhe kamioni duke dale sot eshte kthyer per kontroll nga antikondrabanda dhe kan konstatuar qe diten per diell po behej kontrabande me maska covid dhe kutija per ambalazhim.