Skandal në Kukës/ Shoferi i jep lekë doganieres që ta kalojë, e falenderon dhe i puth dorën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2020, 22:34

Ryshfeti është një ndër fenomenet që i ka mbijetuar çdo rotacioni politik që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të demokracisë, dhe që vijon të manifestohet gjerësisht thuajse në çdo sektor të jetës.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të panumërta në lidhje me skandale korruptive, ku punonjës të administratës publike, por jo vetëm, ofrojnë favore në këmbim të ryshfetit ndaj qytetarëve për shërbime të caktuara, duke shpërdoruar në mënyrë flagrante detyrën.

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar me video një skandal të shpërdorimit të detyrës nga një punonjës i pikës doganore të Morinës në Kukës.

Petrit Binakaj shprehet për JOQ Albania se prej më shumë se dy orësh nuk e kanë lënë të kalojë në doganë drejt Kosovës.

Sipas tij, një automjet tip Audi A6 me targa kosovare u lejua të kalojë, pasi i dha para punonjëses së doganës.

Qytetari thotë se momenti kur shoferi i automjetit ma targa kosovare i jep ryshfet doganierit mund të shihet në sekondën e 30-të në videon e mëposhtme.

Denoncuesi tregon më tej edhe një tjetër gjest, ku sipas tij drejtuesi i makinës i puthi dorën në shenjë falenderimi punonjëses së doganës.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje joq! Ju lutem shperndane kete video. Me emer dhe mbiemer skam nevoj te jem anonim. Eshte filmuar ne doganen e kukesit, kemi dy ore qe po presium e sna lejn me kalu. Kurse makina me targa kosovare audi a6, drejtuesi i dha leket punonjeses se doganes dhe kaloi. Shifeni momentin ne sekonden e 30 t videos qe ju cova. Dhe ai ja puth doren me pas.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit