Tjetër dëshmi tronditëse/ Flet ish-nxënësja: Abaz Doga i ndiqte vajzat nga pas në shkollë dhe i kapte për gjoksi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.05.2020, 20:48

Të tjera dëshmi tronditëse kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, në lidhje me ngjarjen e rëndë që u zbulua së fundmi, ku një 65-vjeçar kishte abuzuar e dhunuar seksualisht një vajzë 15-vjeçare.

Pas abuzimit me të miturën, 65-vjeçari i identifikuar si Abaz Doga, e filmoi skenën e turpshme dhe videon ia shpërndau tre të rinjve, të cilët më pas e shantazhuan 15-vjeçare, duke e përdhunuar atë. I moshuari jetonte në të njëjtën lagje me të miturën dhe shtëpitë e tyre ishin shumë afër. Përdhunimi i të miturës nga i moshuari ndodhi në shtëpinë e vëllait të Dogës.

Ndërkohë, një tjetër fqinje e adoleshentes ka folur ekskluzivisht për JOQ Albania. Ajo rrëfen se të gjithë në lagje e dinin se 65-vjeçari ishte maniak seksual.

Ajo shprehet se të gjitha dëshmitë dhe informacionet e shpërndara në media për 65-vjeçarin janë të vërteta dhe se e gjithë lagja e dinte se si ai është.

Vajza, e cila ka qenë ish-nxënëse rrëfen se kur ishte roje te shkolla, 65-vjeçari u shkonte nga pas vajzave dhe disa prej tyre i kapte në vende intime (gjoks), duke bërë sikur tallej me to.

Më tej, ajo thotë se kohët e fundit ai ishte bërë endacak dhe shiste hekura e bidona, pasi djali i tij nuk e pranonte në shtëpi.

Më herët, JOQ Albania publikoi një tjetër dëshmi, ku një tjetër banor i lagjes tha se i biri e kishte rrahur 65-vjeçarin për arsye se ai ngacmonte vajza të mitura.

Dëshmia e plotë:

Pershendetje JOQ! Ate plehren Abaz Doga qe abuzuoi me vajzen e mitur e kam ne lagje dhe kam qen ne te njejten shkoll ku ka qen ai roje. Te gjitha ca thuhen per ate jan te verteta. T gjithe e dine si esht. Sepse ai dhe kur ishte roje te shkolla u shkonte mbas gocave madje disa i kapte dhe per gjoksi sikur po tallej. Ne fakt me perpara kur punonte roje nuk kuptohej, por keto kohet e fundit ishte bere si endacak. Madje shiste dhe hekura e bidona ngaqe djali nuk e pranonte ne shpi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit