Përdhunoi 15-vjeçaren, skandalizon roja i shkollës: M’u afrua vetë, e preka në vendet intime

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.05.2020, 21:34

"Nuk kam abuzuar seksualisht me vajzën. Unë vetëm e kam prekur në vendet intime, ajo m’u afrua vetë."

Kështu mësohet të ketë deklaruar në polici roja i shkollës që akuzohet për abuzimin seksual ndaj një 15-vjeçareje në Tiranë.

65-vjeçari, i identifikuar si Abaz Doku, akuzohet se ka ka përdhunuar të miturën dhe videon e aktit seksual e ka shpërndarë te tre të rinj të tjerë, të cilët gjithashtu kanë abuzuar seksualisht me të miturën, duke e shantazhuar me publikimin e videos intime në rrjetet sociale.

Mirëpo, videoja në fjalë është shpërndarë në rrjetin social Instagram tre javë më parë. Sipas "Fax", tre javë më parë Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmë nga Facebook, kompani e cila administron Instagramin, e cila ka bërë të mundur fshirjen e materialit video prej 60 sekondash.

Materiali filmik thuhet se ka patur skena të turpshme seksuale, ku janë të përfshirë disa adoleshentë, të cilët abuzonin seksualisht vajzën e mitur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në llogarinë në Instagram ku videoja është hedhur, ka patur rreth 1200 pëlqime, pjesa më e madhe e të cilëve ishin në moshë madhora, çka ngre një tjetër shqetësim, atë të përhapjes së frikshme të pedofilisë në Shqipëri.

Identifikimi i të miturve në video është bërë i mundur vetëm ditët e fundit dhe ka çuar në arréstime bashkë me 65-vjeçarin, pas hetimeve që kanë zgjatur disa javë për mbledhjen e provave.

Raportohet se vajza është ngacmuar në moshë më të hershme nga 65-vjeçari, i cili punonte si roje shkolla.

Po ashtu, ka dyshime se Doku ka ngacmuar edhe vajza të tjera në shkollë dhe në lagje.

65-vjeçari ka mohuar abuzimin seksual ndaj vajzës së mitur, por ka pranuar se e ka prekur në vendet intime, duke pretentuar paturpësisht se 14-vjeçarja i është afruar vetë.

Abuzimi seksual ndaj të miturës ka ndodhur në shtëpinë e vëllait të 65-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë shtetit dhe për banesën kujdesej ky i fundit. Shtëpia ndodhet në Babrru, në afërsi të zonës së njohur si "Bregu i Lumit".

I moshuari, autor i ngjarjes, ka më shumë se dy vite që nuk punon në shkollën e vajzës, ndërsa dyshohet se e ka ngacmuar që gjatë kohës kur ishte në punë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 4 apo 5 muaj më parë dhe është denoncuar vetëm në ditët e fundit në polici, pasi prindërit e të miturës kanë mësuar të vërtetën.

Fax News mëson po ashtu se të gjithë personazhet e përfshirë në ngjarje janë të një lagjeje në Breg të Lumit. Pólicia ka dyshime të forta se 65-vjeçari ka abùzuar edhe me të miturë të tjerë.

65-vjeçari me inicialet Abaz Doku, jetonte në njëjtën lagje me 15-vjeçaren dhe për një kohë të gjatë e pérndiqte duke i thënë se do t’i shkruante ne muret e lagjes emrin e saj dhe fjalë ofénduese për të në rast se ajo nuk kryente marrëdhënie séksuale.

“Je ku**ë nëse nuk bën séks me mua”, mësohet t’i ketë thënë ndër të tjera i moshuari të miturës. Kjo e fundit, nën présion dhe kércénimet e vazhdueshme, ka kryer marrëdhënie séksuale me 65-vjeçarin, i cili e ka filmuar.

Filmimet ua ka dhënë edhe trë të rinjve të tjerë, dy prej të cilëve të mitur ku edhe këta të fundit, nën kércënimin e publikimit të pamjeve intime kanë kryer me vajzën marrëdhënie séksuale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit