Vëllai i komandantit të Gardës së Republikës “bën bingo”, “kullufit” 4 milionë euro tender nga Bashkia Belsh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.05.2020, 20:37

Ujku, ujku, thërrasin njerëzit! Me të drejtë mendojnë se ujku është në Tiranë, por nuk duhet harruar se gjithashtu është edhe çakalli jashë Tiranë, që “shqyen” thelat e tenderave të dhëna edhe nga bashkitë e tjera. I tillë është rasti i Bashkisë Belsh e cila i ka dhënë rreth 4 milionë euro tender kompanisë së vëllait të komandantit të Gardës së Republikës.

Kështu nëpërmjet tenderit me numër reference REF-55040-03-26-2020 që ka për objekt “Linja kryesore për furnizimin me ujë dhe rrjeti shpërndarës i ujësjellësit për qytetin e Belshit” Faza III”, në datë 13.05.2020 është bërë njoftimi i klasifikikimit ku fitues ka rezultuar bashkimi i operatorëve ekonomikë Ergi sh.p.k. & 2T sh.p.k. Vlera e fondit limit ka qenë 481,080,974 lekë të reja pa TVSH ndërsa fituesi ka ofruar vlerën 474,517,615 lekë të reja pa TVSH.

Ndërkaq vihet re se në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 garues në total dhe tenderin e ka fituar firma që ka ofruar çmimin më të lartëm pikërisht firma e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës. Firma tjetër ka ofruar vlerën prej 439,673,767 lekë pa TVSH, pra rreth 348 milionë lekë të vjetra më pak se fituesi dhe rezulton të jetë skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Është pikërisht firma “2T” shpk që administrohet nga Artan Sako i cili raportohet të jetë vëllai i Gramos Sakos, komandant i Gardës. Artan Sako rezulton gjithashtu edhe pronar me 50% të aksioneve në këtë kompani. Nëse i referohemi të dhënave publike del se kompania “2T” shpk ka marrë jo pak por rreth 11 milionë euro tendera në vetëm 5 vitet e fundit.

Nuk qenka dhe aq keq të jesh vëllai i komandantit të Gardës apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit