“Plas” vjedhja në UKT e Redi Mollës dhe Lali Lekut, 630 milionë lekë për shpim me matrapik

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.05.2020, 20:36

Një tjetër tender me vlerë rreth 630 milionë lekë të vjetra me TVSH është dhënë nga Redi Molla dhe Lali Leku në atë që duket një abuzim i pastër me paratë e taksapaguesëve të kryeqytetit. I paparë Lali Leku. Jo më kot i ka dalë edhe emri. Duket se nëpërmjet Ujësjellës Kanalizime Tiranë, shkurt UKT, ai ka gjetur mënyrën për të bërë qoka dhe për të shpërdoruar paratë tona.

Të shumta janë tenderat e dhëna nga kjo kompani të cilësuara si të dyshimta. Siç dihet, UKT është në varësi direkte të Bashkisë Tiranë. Kështu me tenderin me referencë REF-54280-03-12-2020 që ka për objekt “Përmirësim furnizimi me ujë në bllokun e kufizuar nga rrugët Rr.”Robert Shvarc”, “Liman Kaba”, “Skënder Luarasi” dhe “Hasan Alla”, fitues është shpallur një kompani nga Lushnja me emrin “SENKA” sh.p.k.

Kompania në fjalë duket se i ka mirë punët me Rilindjen pasi vetëm ne 5 vitet e fundit ka fituar jo pak por rreth 15 milionë euro tendera. Nga të dhënat publike rezulton se administratorë të kompanisë janë Ergys Senka dhe Laert Shehu. Ky i fundit rezulton gjithashtu se ka qenë administrator deri në tetor të vitit 2019 edhe i kompanisë “VICTORIA INVEST” SHPK, një tjetër “peshkaqen” i tenderave të Rilindjes, e cila po në 5 vitet e fundit ka marrë tendera në vlerë mbi 15 milionë euro.

Nuk do ishte çudi që pas të dyja kompanive të fshihen të njëjtët pronarë, siç ndodh rëndom në kompanitë që marrin pjesë në tendera. Gallata vijon me faktin se në tender kanë marrë pjesë zyrtarisht 7 kompani, nga të cilat njëra prej tyre ka ofruar vlerën zero, ndërsa dy të tjera kanë ofruar vlerë më të ulët se kompania fituese. Sigurisht që jane skualifikuar për mungesë dokumentacioni.

Ndërkohë në zonën ku do të bëhën punimet sipas këtij tenderi, banorët raportojnë pranë JOQ Albania se asfalti është çarë disa herë në të kaluarën dhe me sa duket ka ardhur koha që të çahet përsëri. Bravo lali!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit