E bullizonin për deformimet e lindura në fytyrë, 39-vjeçari shfaq potencialin e tij të jashtëzakonshëm në këndim e pikturë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.05.2020, 01:58

Një burrë filipinas me fytyrë të deformuar ka ndarë një video, ku shfaq vokalin e tij të jashtëzakonshëm, për të cilin thotë se e ka ndihmuar të gjente besimin për të tejkaluar të gjitha ngacmimet dhe ofendimet që i kanë bërë të tjerët.

39-vjeçari, Jilam Samson, nga ZAmboaga Sibgay, lindi me fytyrë të deformuar, ku goja, hunda dhe njërin sy i ka të shtrembëruar.

Ai tha se pamja e tij e pazakontë ndikoi që ai të kishte një fëmijëri të vështirë, pasi shokët e klasës e bullizonin sistematikisht.

Sidoqoftë, ai ngushëllohej me talentet e tij në këndim dhe pikturë, të cilat e ndihmuan që të gjende forcën për të kapërcyer këto sfida.

Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, Samson këndon një kënge dashurie me motive popullore filipinase në një karaoke në dhomën e tij.

39-vjeçari tha:

Kur isha në shkollë më ngacmonin dhe bullizonin për shkak të pamjes, por pasi performmoja në programet shkollore, fëmijët filluan të më respektojnë.

Ai shtoi se fillimisht nisi të këndonte për qejf, por kjo tashmë po e ndihmon të sigurojë jetesën. Ai shet edhe piktura për shkolla të ndryshme, por jo vetëm.

39-vjeçari i talentuar gjithashtu ftohet të këndojë në evente të vogla festive edhe në qytete të tjera.

Megjithatë, për shkak të karantinës nuk ka më asnjë event festiv, duke bërë që ai të regjistrojë veten duke kënduar dhe i ngarkon videot në internet.

Ai thotë se është duke pritur heqjen e masave kufizuese të pandemisë, që të rikthehet sërish për të kënduar dhe të bëjë punë të porositura nga jashtë.

Samson dha edhe një mesazh për ata që ndjehen të pakënaqur me jetën.

Ai tha:

Nëse dikush ndjehet i pakënaqur me jetën, për mënyrën sesi duket fizikisht, ose për problemet që ka, le të bëjë diçka që i pëlqen e bën të ndjehet i veçantë.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8361645/Man-born-deformed-face-demonstrates-impressive-singing-voice-helped-overcome-bullies.html#v-149219990371648618

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit