63 ditë me Covid-19/ Deputeti Alimadhi ende me oksigjen edhe në shtëpi, tregon rezultatin e skanerit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.05.2020, 00:45

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi, i cili është një ndër personat e konfirmuar me Covid-19 në Shqipëri, ka deklaruar se ka rreth 63 ditë i infektuar.

Në një lidhje me Skype në emisionin "Open", Alimadhi tha se ka qëndruar 49 ditë në spital dhe ndodhet aktualisht prej 14 ditësh në regjim shtëpie.

Teksa foli për gjendjen e tij shëndetësore, deputeti tha se pas skanereve rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj, por shtoi se është akoma me oksigjen.

Ai tha:

Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe tani në 14 ditë në regjim shtëpie. Në total i bie diku rreth 60 ditë i infektuar. Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj. Jam akoma me oksigjen.

Më tej, Alimadhi bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se edhe në spital bëhet politikë.

Ai tha se vetëm kur rasti i tij u bë publik u kushtua një vëmendje e madhe, ndësa tregoi se ka pasur të afërm që kanë telefonuar 127 dhe u kanë thënë që të marrin paracetamol nëse kanë temperaturë, ose të pinë çaj nëse kanë dhimbje fyti.

Deputeti shtoi:

Në spital bëhet politikë. Kam telefonuar në 127 dhe nuk janë marrë masat e duhura. Vetëm kur e bëra publike rastin u kushtua një vëmendje më e madhe. Kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127 dhe u është thënë, në qoftë se keni temperaturë merrni një paracetamol, ose keni dhimbje fyti, pini çajra etj. Nuk u bë një studim për këtë rast. Prandaj them unë se bëhet politikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit