Ventilatori s’ishte mjaftueshëm, cila ishte pajisja që i shpëtoi jetën mjekut të infektuar me Covid-19

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.05.2020, 22:42

Mjekët në Arizona dyshuan se kolegu i tyre Karl Viddal do të ndërronte jetë. Ventilatori tashmë nuk ishte i mjaftueshëm për mushkëritë e tij. Mjeku 46-vjeçar ishte i infektuar me Covid-19 kur shkoi në spitalin Phoenix dhe fjendja e tij u përkeqësua shumë shpejt. Kolegët e tij e qetësuan dhe provuan një sërë mënyrash për ta qetësuar 46-vjeçarin që më parë kishte kuruar pacientët me koronavirus.

Kur nuk lanë asgjë pa provuar, mjekët përdorën oksigjenimin e membranës ekstrakorporale ose ECMO, një teknikë e komplikuar që nuk është gjerësisht e disponueshme në Shtetet e Bashkuara.

Makina ECMO, e quajtur shpesh "një nga format më të arrira për të mbajtur në jetë njerëzit. Kjo pajisje përdor një pompë për të qarkulluar gjakun e një pacienti përmes një mushkërie artificiale. Mushkëria artificiale shton oksigjen dhe nxjerr dioksid karboni përpara se gjaku të kthehet te pacienti. ECMO ndihmon në sigurimin e oksigjenit të mjaftueshëm për një pacient ndërsa lejon kohë që mushkëritë ose zemra të pushojnë dhe shërohen. Procesi është sfidues dhe rrit rrezikun e pacientit për koagulim dhe gjakderdhje, por mjekët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën po e përdorin atë për të trajtuar disa raste të rënda të Covid-19.

Ross Bremner, i cili trajtoi Viddal tha:

Jam shumë e sigurt pa ECMO, ai nuk do të ishte sot me ne. Me shumë gjasa ai do të kishte vdekur.

Viddal, babai i tre fëmijëve, e konsideronte veten një person aktiv dhe të shëndetshëm. Ai kishte përjetuar një dhimbje koke të tmerrshme dhe i dhembte fyti në të njëjtën kohë, por kurrë nuk e imagjinonte se për këto gjëra të thjeshta do të kalonte dy muaj në spital.

Viddal thotë se ishte intubuar një ose dy ditë pasi u pranua në spital. Por askush nuk e dinte që ai kishte Covid-19 për ca kohë. Ai thotë se rezultoi tre herë negativ kur bëri testin, madje edhe kur mjekët morën një mostër nga mushkëritë e tij.

Karl Viddal iu nënshtrua për disa javë terapive fizike për të rifituar forcën dhe lëvizshmërinë e tij pasi ai kishte qëndruar për një kohë të gjatë në ventilator dhe pajisjen ECMO.

Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit