“Rinis jeta në pyjet e shkrumbuara nga flakët”/ Lind koala e parë në një park të kafshëve të egra në Australi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.05.2020, 22:12

Një park i kafshëve të egra në Australi po feston lindjen e koalës së saj të parë, pasi zjarret përfshinë një pjesë të madhe të pyjeve në Australi vitin e kaluar.

Video e lindjes së Koalas “foshnje” u virale në Facebook dhe u postuar nga punojësit e Parkut Australian të Reptileve afër Sidneit.

Titulli i videos ishte:

Ne kemi një njoftim shumë të veçantë. Koala jonë e parë që nga viti i shkuar ka ardhur në jetë

Rojtarët e kanë emëruar foshnjën Ash, dhe parku e quan atë "një shenjë shprese për të ardhmen e jetës së egër amtare të Australisë. Parku ka vendosur të rihapet të hënën, pas masave të bllokimit të koronavirusit të Australisë, sipas një njoftimi tjetër në Facebook.

Ndërsa Ash sjell një rreze dielli në park, zjarret që shkatërruan Australinë në gjysmën e dytë të vitit 2019 shkaktuan dëme të tmerrshme në popullatat e koalës. Tani ekziston një kërcënim i madh për zhdukjen e koalës. Të paktën 5000 koala vlerësohet të kenë vdekur, sipas raportit të grupit global të ruajtjes Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenie të Kafshëve (IFAË).

Një zëdhënës i Fondit Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve, Jeta Sharrad tha:

Koalat janë veçanërisht të prekshëm ndaj zjarreve, pasi ato lëvizin ngadalë dhe jetojnë në pemë që digjen shpejt dhe intensivisht. Kur zjarret përfshijnë shtëpitë e tyre, ata shpesh nuk kanë kohë për të shpëtuar.

Burimi:CNN| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit