“Është e pashmangshme”, Rama: Vala e dytë e koronavirusit mund të jetë më agresive

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 22:16

Në daljen e tij të fundit për koronavirusin, kryeministri Edi Rama duket se mori përsipër të bënte rolin e ekspertit të shëndetësisë.

Rama foli për një valë të dytë të shpërthimit të virusit, e cila sipas tij do të jetë e pashmangshme dhe mund të jetë më agresive se e mëparshmja.

Ndër të tjera ai falenderoi publikisht mjekët dhe infermierët, duke thënë se ata na bënë krenarë.

Ai tha:

Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë, sepse një valë e re infeksioni ndoshta dhe më agresive se e mëparshjma, do të jetë e pashmangshme. Në ardht kjo valë, të jeni të bindur se do ta përballojmë me patjetër. Qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për një valë të re. Struktura e re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës është ndërtuar me standard europian dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë. U treguan jo vetëm heronj të vërtetë, por edhe profesionistë. Mirënjohje pa fund dhe padiskutim edhe një borxh ndaj tyre. Do bëjmë çmos ta përmbushim sa më mirë më tutje, edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin njerëzor për çka ata bënë për shëndetin e këtij vendi. Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik i mbylli brenda tërë popujt e botës nuk na gjeti as pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorët, aq të kërkuar botërisht dhe aq të nevojshëm për të gjithë pacientët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit