Ekspertët skeptikë për vaksinat kundër Covid-19: S’duhet të kenë efekte anësore!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.05.2020, 21:05

Në një studim të fundit të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, studiuesit thanë që vaksina e tyre ishte e mirë toleruar dhe gjeneronte një përgjigje imune kundër koronavirusit të ri.

Vaksina, e zhvilluar nga kompania “CanSino Biological Inc.” dhe Instituti i Bioteknologjisë në Pekin, u testua në 108 të rritur të shëndetshëm të moshave 18 deri në 60 vjeç në Wuhan, Kinë e askush prej tyre nuk ishte i infektuar me virusin.

Wei Chin të Institutit të Bioteknologjisë së Pekinit tha:

Të gjithë pjesëmarrësit morën injeksione në doza të ulta, të mesme ose të larta dhe nuk u raportuan efekte anësore "serioze".

Megjithatë, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve të cilëve iu aplikua vaksina raportuan se kishin ethe, 44% raportuan lodhje dhe 39% raportuan një dhimbje koke. Në përgjithësi, 9% e pacientëve raportuan efekte anësore që ishin mjaft të rënda për të quajtur vaksinën një veprimtari të parandaluar.

E kështu ekspertët janë skeptik për efikasitetin e vaksinave.

Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia tha:

Këto efekte anësore nuk janë "një shenjë e mirë sigurie. Kjo vaksinë e veçantë përmbante një lloj adenovirus, i quajtur adenovirusi 5 dhe sipas ekspertëve personat që kishin imunitet ndaj kësaj substance, nuk duhet të kishin krijuar asnjë efekt anësor ndaj vaksinës.

Universiteti i Oksfordit po bashkëpunon me një prodhues të vaksinave, rezultatet e të cilit priten në qershor.

Sidoqoftë, këto rezultate duhet të interpretohen me kujdes. Sipas ekspertëve sfidat në zhvillimin e një vaksine COVID-19 janë të pashembullt dhe aftësia për të shkaktuar këto përgjigje imune nuk tregon domosdoshmërisht që vaksina do t'i mbrojë njerëzit nga COVID-19.

Burimi:CNN| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit