E rrahën dhe më pas i dhanë dy mijë lekë, BE dënon dhunën e Policisë Bashkiake ndaj të riut rom

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 21:15

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar dhunën e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një të riut rom që po mblidhte kanaç e mbeturina për të siguruar bukën e gojës.

Skena e rrahjes së tij, e cila u filmua nga një kalimtar, bëri mjaft bujë në mediat sociale dhe shkaktoi indinjatë e zemërim te qytetarët.

Delegationi ka përshëndetur edhe vendimin e Avokatit të Popullit për nisjen e hetimeve në lidhje me rastin.

Një nga punonjësit e delegacionit të BE-së në Tiranë deklaroi për gazetarin Gjergj Erebare të BIRN:

Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje.

Duhet theksuar se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë skandal.

Kjo nuk është hera e parë që Policia Bashkiake e Tiranës përfshihet në akte të tilla vandale ndaj qytetarëve të thjeshtë.

Organizatat e shoqërisë civile e kanë konsideruar si të paligjshme dhunën sistematike të ushtruar nga Policia Bashkiake ndaj qytetarëve "hallexhinj", të cilët detyrohen të bëjnë punë të rëndomta për të siguruar mbijetesën.

Në një intervistë për Ora News, i riu rom deklaroi se pasi e rrahën, policët bashkiakë i dhanë dy mijë lekë dhe u larguan. Ai e denoncoi dhunën në komisariatin nr.6.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit