Qëndroi 50 ditë në intubim, babai i dy fëmijëve fiton betejën ndaj Covid-19

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.05.2020, 20:43

Steve Banks, një menaxher në kantierin e ndërtimit nga East Tilbury, Essex në Angli shkoi në spital për një kontrroll të thjeshtë dhe pas disa minutash gjendja e tij u përkeqësua aq shumë sa përfundoi në gjendje kome.

Babai i dy fëmijëve i cili nuk kishte probleme shëndetësore më parë filloi të përkeqësohej më shumë duke pasur problem në zemër, në veshka dhe probleme në frymëmarrje. Ai qëndroi në intubim për 50 ditë me radhë dhe gjatë kësaj kohe familja e tij po përgatitej për më të keqen.

Steve tha:

Nuk mbaj mend shumë gjëra sepse pasi shkova në spital u rrëzova. Kur u zgjova, isha në një spital tjetër, nuk mund të flisja dhe kishte shumë infermierë rreth meje duke u duartrokitur. Ishte një moment i pa imagjinueshëm.

Por si organet e tij edhe fizionomia e Steve kishte ndryshuar. Ai ishte dobësuar shumë dhe nuk është në gjendje të ecte pa paterica.

Ai tha:

Unë isha një person shumë aktiv, u përpoqa të kujdesem për veten time. Unë isha një njeri i fiksuar pas palestrës dhe gjithnjë ngrija pesha. Por kjo më goditi papritur dhe kur u zgjova u pashë në pasqyrë dhe nuk e njoha veten.

Gruaja e Steve, Lisa tregoi se ishte e frikësuar dhe gjithë kohës jetonte me ankth dhe stres.

Ajo shtoi:

Nuk doja që fëmijët e mi të rriteshin pa babin e tyre. Më pas kur ai u kthye në shtëpi nuk mund ta besoja, nuk më dukej e vërtet. Ne ishim të gjithë shumë të lumtur.

Burimi:LADbible| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit