Gazetari denoncon skandalin: Në kulmin e krizës, qeveria po merr borxh për të ndërtuar Teatrin e ri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 20:15

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar në rrjetet sociale një 'skandal financiar' që sipas tij po kryhet nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës.

Tomorri thotë se në periudhën më të vështirë për financat publike në vend, qeveria do marrë borxh për të ngritur Teatrin e ri.

Sipas tij, Bashkia e Tiranës sapo ka nisur shkresën zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon qeverisë miratimin e garancisë sovrane për kredinë që do marrë për Teatrin.

Gazetari thotë se pas kësaj do të përballemi me rritjen e borxhit publik, të cilët do ta paguajnë qytetarët nga taksat e tyre.

Më tej, ai thotë se kredia do të jetë 30 milionë euro dhe me shumë gjasa do të merret nga Banka Europiane e Investimeve.

Reagimi i plotë:

Bashkia e Tiranës sapo ka nisur shkresën zyrtare në Ministrinë e Financave, ku i kërkon qeverisë të miratojë garancinë sovrane për kredinë që do të marrë për Teatrin.

Sipas shkresës, kredia do të jetë 30 milionë euro dhe me gjasa do të merret nga Banka Europiane e Investimeve. Me sa duket negociatat me bankën janë bërë ndërkohë.

Meqë Bashkia nuk ka këllqe të dalë vetë në treg sepse nuk i jep njeri financim, kërkon garancinë e qeverisë. Për pasojë, kredia për ndërtimin e Teatrit do të blindohet me garanci nga buxheti i shtetit. Borxhi publik do të rritet, qytetarët do ta paguajnë nga taksat e tyre.

Me nxitim të madh, pa u mbushur 10 ditë nga shembja. Pikërisht në momentin më të vështirë të financave publike, në kulmin e pandemisë kur prioriteti i qeverisjes duhet të ishte kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Ne shtojmë borxh mbi borxh dhe deficiti me shumë mundësi do të kërcejë mbi 5.5 për qind këtë vit.

Prej shekujsh qeveritë marrin borxh për të investuar në vepra apo projekte publike, të cilat zgjerojnë kapacitetet prodhuese të ekonomisë ose rrisin produktivitetin e saj. Këto investime gjenerojnë kthim ekonomik, dhe duke bërë këtë, shlyejnë paratë e marra borxh dhe rrisin mirëqenien e përgjithshme të popullatës. Ne kemi filluar të marrim borxh për tekat estetike të qeverisë dhe bashkisë, ose për të nginjur orekset private mbi tokat publike. Por siç thotë ideologjia e së majtës esktreme; mbi gërmadhat e botës së vjetër, të ndërtojmë të renë.

Incentiva më perverse që çon në shpërdorimin e parave publike është lidhja e zhdrejtë mes atij që shpenzon dhe atij qe paguan. Vendimin për të shpenzuar para publike e marrin institucionet, por faturën e paguajnë qytetarët. Kur paratë janë të tjetrit, nuk ndien dhimbje as atëherë kur i shpenzon për teka.

Për shkak të kredisë së Teatrit, qeveria dhe Bashkia do të kenë 30 e kusur milionë euro më pak për shëndetësinë, shkollat apo politikat sociale. Ose nëse nuk financohet nga shkurtimi i shpenzimeve, do të financohet nga të ardhurat. Dmth pas ca kohësh, ndoshta Bashkia e Tiranës mund të propozojë ndonjë taksë të re të posaçme, si ajo që paguajmë tani për shkollat. Vetëm se këtë here do të jetë për Teatrin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit