Ngacmimi seksual i 15-vjeçares në Dajt, nisin hetimet ndaj dy oficerëve të policisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 19:37

Dy oficerë të Policisë së Shtetit janë kallëzuar penalisht nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), pasi dyshohet se kanë reaguar me vonesë për ndalimin e një të dyshuari për krime seksuale ndaj një vajze të mitur.

SHÇBA ka referuar dosjen në Prokurori për hetimin paraprak të dy oficerëve të policisë.

Rasti i kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15-vjeçare që pretendojnë se specialistët e hetimit, pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes, nuk e kishin referuar për dhunë seksuale denoncimin, por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet, pasi dosja që TCH disponon tregon që shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për t’u arrestuar tre ditë me vonë.

Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e Prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin, jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve.

Siç thuhet ne dosje, 15-vjecarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap në Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist që e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku në vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi te shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie që po patrullonte ne zonë, duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët që e shoqëruan në komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata që kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë patur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit te detyrës.

Një burim i sigurtë tregoi se dy oficerët, dyshohen të kenë vepruar ne këtë mënyrë, pasi mund te kenë patur si synim te lehtësojnë gjendjen e te dyshuarit i moshës 22-vjeç. Dyshimet që bien mbi ta janë ato të shpërdorimit te detyrës, thotë SHCBA.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit