Plas sherri te “Pallati me Shigjeta”/ Dy të rinjtë shkelma kokës burrit, ai përfundon i gjakosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.05.2020, 18:24

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë është dhunuar barbarisht nga dy të rinj.

Një qytetar që ndodhej rastësisht aty ka dërguar pamje nga skena e sherrit, ku shihen dy persona që godasin me grushta e shkelma burrin me bluzë të bardhë.

I dhunuari përfundoi i rrëzuar në tokë, ndërsa një nga të rinjtë e godet me shkelm në kokë.

Një tjetër kalimtar përpiqet të ndërhyjë për të shuar konfliktin, dhe dy të rinjtë largohen.

Siç shihet dhe në video, personi i dhunuar ka pësuar lëndime të mëdha në fytyrë dhe është i gjakosur.

Nuk dihen arsyet e këtij sherri, ndërkohë që asnjë punonjës policie nuk duket gjëkundi dhe dy dhunuesit largohen nga vendngjarja si pa të keq.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Pallati me Shigjeta, ndërkohë që nuk është hera e parë që të tilla episode të dhunshme ndodhin në rrugët e Tiranës.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Shiko ku jetojme vella. Sapo ndodhi ke Pallati me Shigjeta, as e di shkakun e sherrit. Ky vend ka pasiguri, te ikesh nje ore e me pare...ju lutem anonim nese e publikoni. Policia fle gjume... Isha kalimtar...

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit