Nëse infektoheni me Koronavirus gjatë pushimeve në Qipro, keni çdo shpenzim të mbuluar.
Sipas qeverisë vendase, duke nisur nga ushqimi, pijet, akomodimi dhe kujdesi shëndetësor i pacientëve dhe familjarëve të tyre do të jetë gjithçka falas. E vetmja gjë që është për t’u paguar është bileta e udhëtimit për në shtëpi.

Të infektuarit do të shtrohen në një hotel karantinë dhe do të sigurohen ventilatorë për ata që janë në gjendje kritike.
Ishulli ka numrin e rasteve më të ulëta të paraqitura në Europë me Koronavirus.
Sektori i turizmit përbën 13% të ekonomisë së vendit dhe pritet që humbjet për këtë vit të jenë 2.6 miliardë euro.