Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagon “Europa Nostra”: Rama si Erdogan, vetëm në Shqipëri dhe Turqi liderët s’pyesin për njeri!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.05.2020, 16:52

Në mars të këtij viti, "Europa Nostra", e përzgjodhi Teatrin Kombëtar si një nga 7 objektet më të rrezikuara në Europë.

Por megjithë këtë, qeveria shqiptare e çoi deri në fund planin e saj për ta shembur.

Përfaqësues të "Europa Nostra" e quajtën diçka të paprecedentë veprimin e qeverisë shqiptare.

Ata bënë një karahasim të Ramës me presidentin turk Erdogan, ku thanë se të dy injorojnë protestat, peticionet dhe argumentet e shoqërisë dhe artistëve.

Deklarata e plotë:

Deri më sot dhe përpara shkatërrimit të dhunshëm dhe brutal të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, asnjë nga 36 objektet e trashëgimisë të përzgjedhura për ‘7 vendndodhjet më të rrezikuara’, që prej 2013-ës nuk është shkatërruar. Hasankeyf mund të krahasohet me rastin e Teatrit Kombëtar, sepse qyteti u zhyt nën ujë për shkak të ndërtimit të një dige në lumin Tigër.Një pjesë e qytetit historik tashmë është i përmbytur, me përjashtim të shumë pak monumenteve që u zhvendosën. Shkatërrimi i Teatrit na kapi të gjithëve në befasi. ‘Europa Nostra’ e ka mbështetur këtë kauzë që prej 2018- ës dhe ka përcjellë shqetësimet për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë. Ne po ashtu kemi mbështetur aktivitetet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një shembull i manifestimit të shoqërisë civile dhe rezistencës për të mbrojtur trashëgiminë tonë të përbashkët kulturore”.
“XHEVAHIRI I NJERËZIMIT” NËN UJË, 80 MIJË BANORË TË ZHVENDOSUR
Ishte konsideruar si “xhevahiri i njerëzimit” dhe vetë shteti turk, në vitin 1981 e pat shpallur si zonë të mbrojtur natyrore. Mirëpo, sot Hasankeyf, qyteti antik i gjendur në provincën Batman, në juglindje të vendit, nuk ekziston më. UNESCO do ta kishte përfshirë në listën e vendeve të mbrojtura, por kërkesa duhet të vinte nga Ministria turke e Kulturës dhe Presidenti Erdogan as që bëhej fjalë ta lejonte një hap të tillë, pasi kishte synime të tjera. Qyteti tanimë është përmbytur pothuajse plotësisht (kanë shpëtuar vetëm disa monumente që janë zhvendosur dhe ato banesa që gjendeshin në lartësi të mëdha) dhe shkak është bërë ndërtimi i digës në qytetin Ilisu përgjatë lumit Tigër, afro 40 km larg nga Hasankeyf. Zanafilla e këtij projekti daton që në vitet 1950, por ndërtimi nisi në 2006. Diga sot ushqen një hidrocentral elektrik, në gjendje për të furnizuar deri në 1200 megaëat fuqi elektrike, por si pasojë e ndërtimit të saj u zhduk jo vetëm Hasankeyf, por edhe shumë zona përreth. Ujërat përfshinë gjithashtu rreth 200 fshatra kurde dhe 80 mijë banorëve u është dashur të zhvendosen nga toka ku ata jetuan për mijëra vjet me radhë. Ndërkohë që qeveria turke ndërtoi një “Hasankeyf të ri” për 700 mijë familje, rreth 3 km larg nga qyteti i vjetër. Siç shkruajnë mediat e huaja, efektet anësore të ndërtimit të digës përfshinë edhe tharjen e kënetave në Irakun Jugor. Një nismë e tillë në këtë zonë, që edhe më herët ishte prekur rëndë nga ndryshimet klimatike dhe thatësira, konsiderohet nga ekspertët si katastrofë mjedisore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit