Ky është qyteti shqiptar ku ka patur më shumë gra shtatzëna gjatë karantinës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.05.2020, 15:06

Prej afro tre muajsh shqiptarët janë përballur me izolimin nga pandemia e koronavirusit. E teksa kudo flitet për infektimet, sëmundjen dhe vdekjet, kemi harruar që lindjet janë ato që na krijojnë të ardhmen.

Në maternitetin e Kukësit, duket se harron githçka mbi virusin, pasi aty sheh se jeta do të vazhdojë dhe e ardhmja është e sigurt.

Mësohet se në maternitetin e qytetit verior, këto tre muaj pandemie, kanë ardhur në jetë më shumë se 140 fëmijë. Lajmi më i bukur është se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Gjithashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e shtatëzanisë gjatë kësaj periudhe.

Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doci u shpreh se nënat dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19 në maternitetin e Kukësit.

Në gjendjen civile janë 16 fëmijë më shumë të lindur nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Por pavarësisht shtimit të lindjeve në këtë periudhë, në total ka rënie vit pas viti. Dikur mesatarja e lindjeve vjetore në Kukës i kalonte 900 deri ne 1200 fëmijë, e bëhet fjalë para viteve ’90, por kjo shifër prej një dekadë ka ardhur në tkurrje e tashmë ka zbritur në 370 deri në 410 lindje në vit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit