Në 24 orët e fundit janë raportuar 13 të infektuar me Koronavirus në QSUT. Raportohet se 7 prej të infektuarve janë pjesë e personelit shëndetësor, ndërsa 6 të tjerët janë pacientë.
Janë kryer gjithsej 22 tamponë në QSUT pasi një infermiere rezultoi pozitive 2 ditë më parë, raporton Abc News.
Në radhët e personelit shëndetësor mësohet se janë konfirmuar pozitivë 2 mjekë dhe 5 infermierë.
Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, 9 janë pa simptoma të vetë-izoluar në shtëpi, ndërsa 4 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe.