Dhuna brutale e policisë ndaj 15-vjeçarit, nëna e djalit apel shqiptarëve: Dua firmat tuaja, çështja do shkojë në Hagë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.05.2020, 13:05

JOQ Albania raportoi disa ditë më parë dhunën barbare të Policisë së Lleshit, e cila demonstroi forcën e saj me një djalë të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në parkun e Liqenit Artificial, ndërsa në videon e siguruar ekskluzivisht nga JOQ Albania shihej se si katër punonjës policie dhunuan pa mëshirë adoleshentin vetëm pse kishte dalë jashtë orarit të lejuar për shkak të pandemisë.

Në video u pa se si dy nga punonjësit e qëlluan me shpullë e grushta adoleshentin, edhe teksa ishte shtrirë edhe pasi e ngritën në këmbë. Adoleshenti më pas u shoqërua në komisariat. Kjo ngjarje shënoi hapur se shteti i së drejtës ka rënë dhe liritë e njeriut shkelen me këmbë.

JOQ ALBANIA publikoi videon duke dënuar maksimalisht ngjarjen e turpshme që policia e Lleshit po e kryen në shumë raste ditët e fundit.

Lidhur me ngjarjen, për JOQ ka reaguar sërish nëna e 15-vjeçarit të dhunuar, Zaida Cobo. Ajo tregon se për rastin e djalit të saj i ka shkruar kujtdo, madje edhe kryeministrit, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ajo kërkon drejtësi për dhunën ndaj djalit, por nuk i është hapur asnjë derë

Cobo ka vendosur që çështjen ta çojë deri në gjjykatën e Hagës, por për këtë do ndihmën e shqiptarëve.

Ajo bën i bën thirrje çdo shqiptari që ta firmosin këtë peticcion dhe se do të dalë vetë derë më derë. Firmosja e peticionit, sipas saj nuk ka pse të trembë asnjë qytetar.

Zaida Cobo shkruan:

Dua te bej nje apel,kam nevoj per solidaritetin e gjith qytetarve,me duhet firma e tyre me emer e mbiemer per ne hag,gjykata e lart ku u po i drejtoem per ceshtjen e djalit pasi u dhunua barbarisht nga policia e Rames,do dal vet der me der,vec mos te ezitojn te ma japin pasi pjesa me e madhe i trembet. Nisma dhe kauza ime jane drejtesia keshtu qe nuk mund te rri duarkryq.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit