U lirua nga burgu se ishte i sëmurë, kush është Klement Dalipi që OFL i kërkoi deklarim të pasurisë
Klement Dalipi është një prej 4 personave të cilëve iu është kërkuar deklarimi i pasurisë nga OFL.
Ai është banues në Elbasan dhe ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dalipi është një prej personave të arrestuar në vitin 2015, i përfshirë në laboratorin e drogës së Xibrakë të Elbasanit. Ai ishte një prej 8 të arrestuarve së bashku me të vëllanë, Arjan Dalipin.
Mori dënimin me 11 vite burg, por që më pas iu ul në 7 vite e 3 muaj në Apel.
U la i lirë në vitin 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, e cila iu përkeqësua në burg.