Një ngjarje e cila dëgjohet shpesh në Shqipëri është regjistruar ditën e sotme. Konflikti për pronat ka çuar në përleshje vëllezërit mes njëri-tjetrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koçaj në Tiranës.
Mësohet se një 43-vjeçar pasi ka zaptuar me force pronën e dy vëllezërve të tij ka ushtruar edhe dhunë ndaj tyre.
Policia njofton se është arrestuar shtetasi A. I., 43 vjeç, pasi në fshatin Koçaj, pas një konflikti për motive pronësie me dy vëllezërit e tij, shtetasit Y. I dhe D. I., ka pushtuar me anë të forcës dhe dhunës tokën në pronësi të tyre, duke ushtruar dhunë fizike.