‘Më kërcënoi se do më publikonte videot’, komandoja i Zall-Herrit iu ngjit ish-es infermiere gjatë Koronës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27.05.2020, 12:37

Ndërsa pandemia i kishte mbyllur te gjithe në shtëpi, këtë fat nuk e kanë pasur ata që për shkak të punës ishin të lirë të dilnin dhe nuk u kërkonte llogari askush.

Ankesa për përndjekje u regjistrua nga një infermiere që udhëtonte çdo ditë për në punë. Ai që e ndiqte dhe që i lutej të rikthehej me të është një ushtarak, i cili nuk kishte problem për fashat e lëvizjes, pasi ai ishte mes njerëzve që kontrollonin qytetarët gjatë karantinës.

Denoncimi u dorëzua nga D.S pranë komisariatit numër tre, ndërsa i kallëzuar është A. L, me detyrë komando në Zall Herr. Çifti ishte i lidhur për katër muaj, pasi ishin prezantuar nga miq të përbashkët, raporton Gazeta Si. Por më pas ushtaraku zbuloi rastësisht se e dashura e tij përmes llogarisë në Facebook komunikonte edhe me persona të tjerë.

Ai i kërkoi llogari partneres se përse komunikonte me meshkuj të tjerë, por vajza iu përgjigj se kjo sjellje ishte xhelozi e pakontrolluar.

Ajo tha: E frikësuar u distancova prej tij dhe më pas u ndava pasi kuptova që është xheloz.

Por ky vendim nuk është pritur mirë nga ushtaraku që fillimisht nisi ta kërcënojë se do i publikonte videot që i kishte gjetur në inbox-in e Facebook. Infermieria i çaktivizoi të gjitha llogaritë e Facebook dhe Instagram.

Një ditë kur infermierja po vraponte të kapte autobusin e vendosur në dispozicion të mjekëve për pandeminë, ish i dashuri i doli në rrugë.

24-vjeçarja tha në dëshminë e saj:

Më ndaloi dhe më tha se do publikonte videon dhe disa foto që kishte siguruar nga komunikimi im me dikë tjetër. Aty u binda se ai mund ta bënte këtë gjë dhe ndjekja që po më bën çdo ditë më ka shkaktuar stres.

Burimi i policisë shpjegon se kanë thirrur dhe pyetur ushtarakun. Ai mohon ta ketë përndjekur, duke shtuar se e kishte takuar ish të dashurën krejt rastësisht në rrugë, pasi ai kishte mbyllur turnin dhe po kthehej në këmbë në shtëpi.

Ai deklaroi:

E përshëndeta pasi ishim vetëm unë dhe ajo në rrugë dhe nuk mund ta shmangia, ne kemi qenë të dashur. Por ajo ka frikë nga unë, mbase është keqkuptuar dhe mendon që po e përndjek.

Atij iu përcoll emri në prokurori për akuzën e përndjekjes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit