Një bandë italiano-shqiptare, e cila merrej me trafikimin e drogës është shkatërruar nga policia italiane.
Mësohet se janë lëshuar nëntë urdhëra arresti, mes të cilëve ka më së shumti shqiptarë.
Mediat italiane shkruajnë se nga këto urdhëra arresti pesë janë lënë në burg dhe katër prej tyre me arrest shtëpie.
Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kilogram marijuanë, një kilogram kokainë, një kilogram heorinë, gjashtë mjete lundruese e tre autovetura.
Nga hetimet e kryera nga të dyja policitë e shteteve fqinje është zbuluar se shtetasit shqiptarë banues në Itali, organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali.