Një i ri u ndoq nga policia, pasi ai po ecte me një shpejtësi prej 180 km në orë dhe në momentin e arrestimit filloi të qante.
Michael Workman, 24 vjeç, e kuptoi shpejt se ai me siguri do sakrifikonte karrierën dhe madje edhe lirinë e tij, kur u përpoq të shkelte rregullin e shpejtësisë së lejuar.
Thirrjet e policisë për të ndaluar, i riu i injoroi dhe u largua duke rritur edhe më shumë shpejtësinë.
Por, pasi policia arriti ta ndalonte, ai filloi të qante dhe të kërkontë falje për gabimin e bërë.
Ai po përballet me akuza që përfshijnë rrezikimin e të tjerëve dhe shmangien e një oficeri policie.
Ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg ose të gjobitet deri në 5000 dollarë.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania