Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë deputetin Ralf Gjoni,
Ky vendim ka ardhur pasi byroja i ka konsideruar shkelje të rregullores sjelljen e Gjonit në seancën e shkuar.
Deputeti nxorri disa lëpirëse në foltoren e parlamentitnë momentin kur po mbante fjalën e tij.
Gjithashtu ai pati edhe replica të shumtë me Gramoz Ruçin, i cili përveç kryetarit të Kuvendit, merr edhe vendimet për deputetët.
Lidhur me këtë Ralf Gjoni deklaroi se nuk do të mbyllë asnjëherë gojën përpara padrejtësive dhe korrupsionit. Ai tha se po organizohej një plan ogurzi për miratimin e reformës zgjedhore.