Messi dhe bashkëlojtarët e tij u rikthyen në stërvitje me Barcelonën disa javë më parë pas një pushimi 2-mujor për shkak të shpërthimit të pandemisë "COVID-19".
Megjithatë, pushimi nga futbolli duket se nuk ka ndikuar aspak te forma dhe cilësitë prej gjeniu të Messit.
Ylli argjentinas shihet në formë fantastike pasi Barcelona shpërndau në rrjetet sociale disa video të seancave stërvitore të së martës.
Video tregon se Messi tashmë po kthehet mbrapa në mbrojtje dhe po prodhon ndërhyrje të suksesshme, përpara se të lëshohet mahnitshëm në sulm dhe lërë të shtangur shokët e ekipit.
Forma e lartë e gjashtë herë fituesit të "Topit të Artë" ka rënë edhe në syrin e tifozëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga ylli katalanas.