Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se një peshkatar është gjetur i pajetë pranë liqenit, në zonën e quajtur bregu i Ranës.
Trupi i tij u pikas sot në mëngjes nga disa kalimtarë. Viktima është S.S, 67 vjeç.
Ai merrej me peshkim, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se në çfarë rrethanash ka humbur jetën.
67-vjeçari ishte shpallur i humbur një ditë më parë nga familjarët.