Një helikopter ushtarak rus u rrëzua pranë një fushe aviacioni të martën në rajonin lindor të Chukotka, ku humbën jetën katër persona që ishin në bord.
Përplasja që përfshiu një helikopter Mi-8 mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim teknik, tha Ministria e Mbrojtjes.
Guvernatorit i Chukotkas, Roman Kopin, tha se nga përplasja vdiqën tre anëtarë të ekuipazhit dhe një teknik.
Është e çuditshme pasi ky është incidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak Mi-8 brenda një jave.
Më 19 maj, një tjetër përplasje Mi-8 u shkaktua në afërsi të qytetit Klin, 90 kilometra (56 milje) nga Moska, duke vrarë të tre anëtarët e bordit.
Zyrtarët thanë se përplasja në këtë rast mund të ishte shkaktuar nga një problem teknik. Mi-8 është një helikopter me shumë funksione, me një turbinë të mesme, i projektuar fillimisht në Bashkimin Sovjetik dhe prodhuar tani nga Rusia. Ai është një nga helikopterët më të zakonshëm në forcat e armatosura Ruse.
Burimi: NYTimes | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA