“S’ka shpresë të bëhet më”, Arta Dade për Ramën: Skemaxhi i vogël, që përdor skema të dala boje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2020, 23:24

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e cila konsiderohet si një nga figurat më të shquara të kësaj force politike që prej themelimit të saj, ka folur në lidhje me situatën në partinë ku ajo u zgjodh disa herë si përfaqësuese e popullit në Parlament.

E ftuar në "A-Show" në Syri TV, Dade tha se çdo gjë është kthyer në "One Man Show", ku Rama vendos për çdo gjë, si në qeveri ashtu edhe në parti.

Ajo e krahasoi kryeministrin Rama me një "skemaxhi të vogël, që punon me skema të dalë boje".

Dade u shpreh:

Pikë së pari, sot për sot, dhe pas Kongresit nuk ka ndodhur asgjë. Si në parti, si në qeveri vendimet i merr vetëm një njeri. Ka një sheklje të çdo norme dhe parimi demokratik, siç ndodhi edhe gjatë pandemisë. Vendimet i merr kryeministri. Po tha ai bëhen gjërat, po tha ai nuk bëhen. Është një 'one-man show'. Kur ndodh në qeveri, mendoni çfarë ndodh në parti. Çështjet e gruas i dominoi bashkëshortja e tij. Punë skemaxhinjsh të vegjël, me skema të dalë boje. Mendja funksionon me disa skema që nuk janë të përshtatshme dhe nuk janë të kohës duke harxhuar kohën dhe vetëm me këto gjëra merret kryeministri.

E pyetur për Taulant Ballën, sekretarin e përgjithshëm të PS, senatorja e së majtës u shpreh:

Nuk ka shpresë që ajo parti të bëhet. Është një dramë e madhe pasi ka qenë një parti e madhe që i ka dhënë vendit qeveri normale. Me njerëz që bashkoheshin në qeveri për ti shërbyer vendit. Pas skemave piramidale u ngritën 17 banka private, erdhën investimet. Me plus minuset e veta u ngrit një model qeverisës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit