“Qërohuni të gjithë, me këtë demokracinë tuaj!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2020, 22:14

Nga Mentor Kikia

Qërohuni me gjithë këtë demokraci! PS dhe PD u morën vesh për të bërë disa retushime të ligjit aktual zgjedhor, por duke rënë dakord, që për mos prekur tri gjëra themelore:

1- Sistemi zgjedhor nuk ndryshon;

2- Listat e kandidatëve mbeten të mbyllura;

3- Emigrantët sërish nuk do të votojnë.

Ky është një lajm i keq, shumë i keq. Sistemi dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për degradimin, korruptimin dhe inkriminimin e politikës, hap pas hapi, deri në atë pikë sa kishim deputetë që dolën me pranga në duar nga salla e parlamentit.

Ky sistem dhe listat e mbyllura janë përgjegjës për vrasjen e çdo elementi demokracie brenda partisë dhe shndërrimin e tyre në sipërmarrje private të kryetarëve. Partitë autoritariste prodhojnë qeveri autoritariste. Kjo është aksiomë.

Vota e emigrantëve ishte shpresa e vetme për të shpartalluar këtë kastë që demokraci quan vetëm rrokadën e pushtetit nga njëra palë tek tjetra.

Në një vend që nga viti në vit po shndërrohet në një fshat me 1 milion banorë, sundimi bëhet gjithnjë e më i lehtë.

Njerëz që punojnë në administratë, njerëz që kanë të lidhur stomakun me biznesin e vogël, njerëz që edhe tek kompania private ua dikton pronari votën.

Fukarenj dhe njerëz të pashpresë që e shesin votën edhe për 20 mijë lekë të vjetra, me arsyetimin se “të gjithë njësoj janë, të paktën të marr ndonjë lek”. Këto faktorë kanë bërë që shoqëria të bëhet gjithnjë e më e nënshtruar.

Duke qene jashtë këtyre interesave dhe lidhjeve dhe më të pavarur, emigrantët mund të ishin një faktor shkatërrimi i këtij realiteti.

Besoj e mbani mend që dy herë i bërë Erdogani zgjedhjet lokale në Stamboll dhe dy here i humbi, me gjithë atuoritarizmin që ka.

Sepse është votë masive dhe votën masive nuk e kontrollon dot me kërcënime për pushme nga puna, as me trasta me ushqime. Por edhe në 2021 emigrantët sërish nuk do të votojnë. Kjo nuk është demokraci!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit