Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë në mënyrë barbare dhe skuthërore, shkaktoi një valë reagimesh masive në popullatën shqiptare, por edhe më gjerë.
"Krimi" që ndodhi në qendër të Tiranës ndaj një godine historike u pasqyrua gjerëssiht edhe në mediat më të njohura ndërkombëtare.
Artistët që mbrojtën për më shumë se dy vjet atë godinë kanë kërkuar rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ku kanë nisur mbledhjen e firmave në të gjithë qytetet e Shqipërisë për këtë peticion.
Ndërkohë, protestat ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar kanë marrë përmasa ndërkombëtare.
E themi këtë pasi, edhe në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, është protestuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Disa qytetarë protestuan me parulla nëpër duar para godinës ku ndodhet zyra e kancelarit austriak, Sebastian Kurs, ku dënuan me forcë shkatërrimin e ndërtesës historike në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë.
Në pankartën e njërit prej protestuesve shkruhet:
Termi "fshat Potemkin" përdoret shpesh në politikë dhe ekonomi dhe ka të bëjë me çdo ndërtim që ka për qëllim vetëm krijimin e një fasade të bukur, për të bindur të tjerët se gjërat shkojnë mirë.
Protesta është zhvilluar paraditen e 22 majit.