Pronari vdiq nga Covid-19, qeni besnik e pret për tre muaj në korridorin e spitalit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.05.2020, 20:03

Kur flitet për besnikëri, qeni është kafsha e parë që mund t'i vijë ndër mend çdo njeriu.

I tillë është rasti i një qeni besnik në Kinë, i cili priti për më shumë se tre muaj pronarin në korridorin e një spitali në Wuhan.

Fatkeqësisht, pronari i kafshës besnike shtëpiake nuk jeton më, por qeni i seksit femër, rreth 7-vjeçe, i quajtur Xiao Bao, nuk u largua nga holli i spitalit për më shumë se 90 ditë.

Autoritetet në Kinë e kanë dërguar kafshën besnike në një strehimore për qentë.

Qeni mbërriti në spitalin Wuhan Taikang në provincën Hubei të Kinës Qendrore bashkë me pronarin e saj të moshuar në muajin shkurt.

Pensionisti ndërroi jetë pesë ditë pasi u shtrua në spital, por Xiao Bao nuk pranoi të largohej. Ngjarja e pabesueshme është rrëfyer nga pastruesi i spitalit, Zhu Youzhen.

Pronari i qenit ishte një 3869 viktimat e shkaktuara nga koronavirusi në Wuhan, vendi ku mendohet se shpërtheu për herë të parë koronavirusi.

Qeni u ushqye nga stafi i spitalit gjatë kësaj kohe. Infermierët kontaktuan Shoqatën e Mbrojtjes së Kafshëve në Wuhan, anëtarët e së cilës e morën Xiao Bao.

Xiao Bao u trajtua nga veterinerët dhe gjithashtu u sterilizua.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit