Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali vijon të ulet sërish, ku sot është shënuar numri më i ulët vdekjeve ditore që prej ditëve të para të muajit mars.
Duhet theksuar se epidemia mbetet në kontroll dhe nuk ka asnjë gjurmë të shtimit të infeksioneve të reja, pavarësisht se masat kufizuese janë lehtësuar prej më shumë se një jave.
Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 78 persona nga koronavirusi, ndërsa dje u raportuan 92 jetë të humbura.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të martë në 32,955.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka arritur në 230,555.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 144,658 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 521 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive. Duhet theksuar se numri i pacientëve të shtruar në spital dhe në njësitë e kujdesit intensiv vijon të ulet që prej më shumë se një muaji.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2677 pacientë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që rastet aktive vijojnë të ulen prej më shumë se një muaji, duke zbritur në 52,942.
Sipas shifrave zyrtare, këtë të martë janë konfirmuar edhe 397 raste të reja, ndërsa dje u raportuan 300 raste të reja.
Gjithsej, në Itali janë kryer gjithsej mbi 3.4 milion teste. Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.
Sa i përket numrit të viktimave, Italia është vendi i tretë më i goditur nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa sa i përket rasteve të konfirmuara, shteti fqinj është vendi i gjashtë në botë më i goditur nga Covid-19.
Burimi: La Republicca|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania